HARTA/ Nëse Putini shtyp butonin bërthamor, miliona njerëz do të vdesin brenda pesë orëve

schedule16:10 - 21 Tetor, 2022

schedule 16:10 - 21 Tetor, 2022

Një hartë simuluese tregon se si një luftë bërthamore midis Rusisë dhe NATO-s mund të çojë potencialisht në vdekjen e miliona njerëzve në mbarë botën.

Materiali audio-vizual katër minutësh quhet “Plani A” dhe është zhvilluar nga studiues të lidhur me Programin e Shkencës dhe Sigurisë Globale të Universitetit Princeton.

Edhe pse është e paqartë nëse Presidenti rus Vladimir Putin do të shkonte ndonjëherë aq larg sa të përdorte armë bërthamore, përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë ka nxitur bisedat për një luftë të mundshme bërthamore.

Alex Glaser, një nga krijuesit e “Planit A”, foli për Newsweek dhe theksoi se “kjo është kriza më serioze me një dimension të mundshëm bërthamor që përfshin Rusinë dheShtetet e Bashkuara/NATO  që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Edhe nëse rreziku i një lufte bërthamore konsiderohet ende “i vogël”, siç do të argumentonin shumë analistë.”

Glaser theksoi më tej se “një krizë si ajo me të cilën po përballemi tani shpesh çon në keqkomunikim midis palëve, i cili përkeqësohet nga fakti se shumë pak linja komunikimi aktive mbeten midis Rusisë dhe SHBA-së/NATO-s.”

Ndërkohë, Rusia dhe SHBA, megjithëse kishin braktisur traktatet e tyre të vjetra të kontrollit të armëve bërthamore, filluan të zhvillonin lloje të reja të armëve bërthamore dhe zgjeruan gamën e rrethanave në të cilat këto armë mund të përdoreshin.

“Plani A” u përgatit për një ekspozitë të mbajtur në vitin 2017 në Galerinë Bernstein të Princeton dhe në vitin 2019 u vu në dispozicion të publikut si një video në YouTube.

Ai synon të nxjerrë në pah pasojat “potencialisht katastrofike” të një lufte bërthamore midis Rusisë dhe NATO-s. Edhe pse pati një shpërthim interesi për përmbajtjen e videos, numri i shikimeve kaloi një milion menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës.

“Plani A” shkon aq larg sa parashikon që 34.1 milionë njerëz nga e gjithë bota do të vdesin brenda pak orësh. Në të njëjtën kohë, konflikti bërthamor do të plagosë 55.9 milionë njerëz. Megjithatë, shifrat nuk përfshijnë vdekjet e mëvonshme nga pasojat bërthamore dhe efekte të tjera.

Simulatorët e luftës bërthamore mund të duken të frikshëm, por ato mund të përdoren nga qeveritë për të zhvilluar plane emergjence dhe për të trajnuar publikun se si të mbijetojë në rast të një sulmi.

Ky simulim fillon në kontekstin e një konflikti konvencional, jo bërthamor. Sipas modelit, Rusia lëshon të shtëna paralajmëruese nga një bazë afër Kaliningradit në Detin e Zi për të ndaluar një përparim SHBA-NATO përpara se pala tjetër të përgjigjet me një sulm ajror të vetëm taktik.

Rusia më pas dërgon 300 koka bërthamore, me raketa me rreze të shkurtër veprimi, në bazat e NATO-s dhe trupat në Evropë.

Në një rast të tillë, Aleanca do të përgjigjej me 180 avionë bërthamorë. Në këtë fazë, viktimat pritet të arrijnë rreth 2.6 milionë njerëz brenda tre orëve dhe Evropa është pothuajse e shkatërruar.

NATO më pas do të veprojë përmes flotës amerikane dhe nëndetëseve bërthamore duke filluar me një sulm bërthamor strategjik me 600 koka luftarake. Përpara se të shkatërrohen sistemet e saj të armëve, Rusia do të lëshojë armë bërthamore nga siloset e raketave dhe nëndetëset. Në këtë rast Plani parashikon që faza e luftës do të zgjasë 45 minuta dhe të paktën 3.4 milionë njerëz do të humbin jetën.

Kur konflikti të hyjë në fazën e tij përfundimtare, të dy palët do të synojnë 30 zonat më të populluara dhe qendrat ekonomike të njëra-tjetrës duke vendosur nga pesë deri në dhjetë armë bërthamore secila për të parandaluar që secila palë të rimëkëmbet nga lufta. Në një rast të tillë, të paktën 85.3 milionë njerëz do të vdesin brenda 45 minutave./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!