Meghan Markle, e cila luajti në “Suits” për shtatë sezone para se të martohej me Princin Harry, u pyet gjatë një interviste me Variety nëse ajo “do të mendonte ndonjëherë t’i rikthehej aktrimit “, duke iu drejtuar gjithashtu të ardhmes së fëmijëve të saj, Archie dhe Lillibet.
Dukesha e Sussex-it ka dhënë përgjigjen e saj duke sqaruar se nuk do ta shohim më në një rol aktrimi: “Jo. Une e perfundova. Mendoj se nuk thuhet kurrë kurrë, por qëllimi im nuk është që ta bëj më”, tha ajo për Variety.
Pas lajmit të fejesës së saj me Princin Harry në vitin 2017, Meghan foli për vendimin e saj për të ndaluar aktrimin, duke thënë: “Unë nuk e shoh si heqje dorë nga asgjë, e shoh vetëm si një ndryshim”, tha ajo në atë koha.
Edhe pse qëllimi i Meghan Markle nuk është t’i kthehet aktrimit, ajo do të mbështeste Archie dhe Lilybet, fëmijët e saj dhe Harry-t nëse do të donin një karrierë në aktrim./abcnews.al