34-vjeçari që u gjet pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Krujë është identifikuar si Indrit Ndoj. Abc mëson se ai është gjetur në një kanal afër rrugës nga familjarët e tij.
Këta të fundit kishin dalë për të shkuar në punë dhe në rrugë kanë parë Indritin të pajetë. 34-vjeçari dhe familja e tij nuk raportohet të kenë pasur konflikte me njeri. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës. I riu jetonte vetëm në një shtëpi në fshatin Hasan, ndërsa familja në një banesë në lagjen Bakushe Visha.
Indrit Ndoj është arrestuar vitin që shkoi pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Ndoj u kap në flagrancë nga policia duke transportuar 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
NJOFTIMI I POLICISË
“Fushë Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.
Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” /abcnews.al/