Dorëheqja e Liz Truss, Mustafaj: Ndryshe nga shqiptarët qytetarët britanikë janë shumë të ndjeshëm ndaj premtimeve

schedule20:00 - 20 Tetor, 2022

schedule 20:00 - 20 Tetor, 2022

Ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj i ftuar në studion e “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Britaninë e Madhe, ku kryeministrja Liz Truss dha dorëheqjen 45 ditë pas mbarimit të mandatit, për faktin se nuk mund të mbante dot premtimet.

Mustafaj tha se në Britani ka një kulturë të madhe demokratike, ku jo vetëm qytetarët por edhe vetë anëtarët e partisë të shkarkojnë në rast se ulen kuotat në sondazhe.

Sipas tij populli britanik është shumë i ndjeshëm ndaj premtimeve, ndryshe nga qytetarët shqiptarë të cilët nuk janë dhe aq sensibël.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: 45 ditë kryeministre dhe Liz Trus jep dorëheqjen, për shkak mos mbajtjes së premtimeve?

Mustafaj: Premtimi në mënyrë konkrete ishte që do të ulte taksat të një kategorie të caktuar biznesmenësh, dhe kjo përbënte 18 milionë paund, megjithatë këtu filloi. Britanikët tani miratojnë një minibuxhet, dhe gjithë kjo solli një pakënaqësi dhe solli uljen e sondazhit për kuotat e Konservatorëve.

Xhokaxhi: Ajo premtoi ulje të taksave dhe rritje të të ardhurave, por e pa këtë në kuadër të BREX-it. Ne jetojmë në një vend ku politika bën një sër premtimesh por pak realizohet, është një shembull për tu marrë?

Mustafaj: Në vendet demokratike janë të përditshëm shembujt ku mund të mësojë politika shqiptare. Problemi për politikën tonë është se i mungon koshienca, pasi nuk i ka në themelet e kulturës së vet idetë demokratike. Vetë partia duhet të analizojë lidershipin e saj, vetë shoqëria është shumë e ndjeshme ndaj premtimit dhe realizmit të një premtimi elektoral, ne kemi një shoqëri të afrotizuar ndaj premtimeve të politikanëve.

/Abcnews.al/