Po vjen rikthimi i shumëpritur i Paul Pogba dhe Federico Chiesa, të cilët tashmë janë në stërvitje të plotë me ekipin kryesor të Juventusit.
Ky lajm tingëllon veçanërisht i mirë duke marrë parasysh rezultatet e fundit të klubit. Ka shpresë që loja e skuadrës të ndryshojë në drejtim pozitiv.
Kujtojmë se Pogba ishte jashtë fushës gjatë përgatitjes së sezonit. Ai ishte në gjendje të kthehej në stërvitje vetëm këtë javë.
Francezi është shumë i nevojshëm për Juventusin, i cili po përjeton probleme të mëdha në qendër të fushës.
Chiesa nuk ka dalë ende në fushë në vitin 2022 ndërsa rikuperohet nga një dëmtim i ligamentit kruciat.
Federico është rikthyer në stërvitje pak më herët se francezi dhe pritet të dalë në fushë në ndeshjet e ardhshme.
Tutto Sport beson se sulmuesi mund të jetë në stol tashmë në ndeshjen Juventus-Empoli.
E në ndeshjen ndaj Benfikës, Chiesa mund të shfaqet edhe në formacionin titullar.
Nga ana tjetër, Pogba do të duhet të punojë edhe një javë në palestër para se të thirret për ndeshjen e Juventusit. /G.D abcnews.al/