Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Chelsea “ngec” në barazim, Liverpool fiton minimalisht

schedule22:35 - 19 Tetor, 2022

schedule 22:35 - 19 Tetor, 2022

Chelsea i Brojës nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Brentford.

Broja ka patur disa raste në pjesën e parë por nuk ka mundur t’i finalizojë. Rasti më i mirë ishte kur shpërtheu në fushën e lojës duke bërë një sprint të fuqishëm, por nuk mundi ta realizonte në gol. Mediat kanë shpërthyer duke komentuar fuqinë dhe shpejtësinë e bomberit shqiptar.

Me këtë barazim, Chelsea rënditet në vendin e katërt me 20 pikë.



Liverpool ka arritur të fitojë ndaj West Ham me rezultatin minimal 1-0.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi sulmuesi i ardhur nga Benfica, Nunez pas një asistimi nga Tsimikas në minutën e 22-të. Ndeshja ishte e dominuar nga skuadra e Klopp, por nuk arritën të shënonin tjetër gol. Me këtë fitore, Liverpool gjendet në vendin e shtatë me 16 pikë./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!