Rama nga Përmeti: Lufta e Putinit do të sjellë dimrin më të vështirë por askush nuk do të mbetet vetëm

schedule12:28 - 18 Tetor, 2022

schedule 12:28 - 18 Tetor, 2022

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur në Përmet një takim me përfaqësues nga sektorë të ndryshëm, ku po diskutohen sfidat ekonomike nga situata e krijuar në vend.

“Do të jemi më shumë se kurrë pranë njerëzve në nevojë dhe njerëzve të punës, për ta përballur dimrin që po quhet dimri më i vështirë i Evropës nga Lufta e Dytë Botërore, pasojë e inflacionit të luftës së Putinit kundër lirisë e demokracisë perëndimore. Mburoja financiare për çmimin e energjisë, rritja e qëndrueshme e pagave e pensioneve, rritja e mëtejshme e pagës minimale, rritja e ndihmës ekonomike dhe dyfishimi i saj për nënat me dy fëmijë, pas atyre me tre pranverën e kaluar, dyfishimi i ndihmës ekonomike për pensionistët e vetmuar, rritja e ndihmës financiare bashkë me mbështetjen për energjinë elektrike për personat me aftësi të kufizuara ,rritja e financimit për naftën pa taksa për fermerët dhe prodhimin e grurit, mbështetja e re financiare për naftën në sektorin e peshkimit, financimi i transportit urban për mbajtjen në vend të çmimit të biletës… këto janë masa tanimë aktive në mbështetje të ekonomisë së familjeve shqiptare, të cilat do të pasohen nga bonusi i fundvitit për pensionistët, si edhe masat e reja mbështetëse për pagat e pensionet vitin e ardhshëm”, shkroi Rama në Facebook.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!