Një 36-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi përvetësoi 2 500 000 lekë të rinj nga shitjet e kryera në firmën private ku punonte.
36-vjeçari, me detyrë ekonomist, u kallëzuar nga pronari i biznesit.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sales”.
Përvetësoi një shumë të madhe parash, duke shpërdoruar detyrën si ekonomist në një subjekt privat, vihet në pranga 36-vjeçari.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomike-financiare, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas, për vjedhjen e një shume parash nga një punonjës i subjektit të tij privat, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Sales”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi O. A., 36 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë ekonomist në një shoqëri private me aktivitet në fushën e mobilierisë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën e tij si ekonomist, ka përvetësuar nga shitjet e kryera, shumën 2 500 000 lekë të rinj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al