Macron i emocionuar: Pas 24 vitesh, Benzema rikthen Topin e Artë në Francë

schedule09:48 - 18 Tetor, 2022

schedule 09:48 - 18 Tetor, 2022

Bomberi francez, Karim Benzema, ka arritur t’i jap fund një epoke ku CR7 dhe Messi dominonin ceremonitë e Topit të Artë.

Lojtari i Real Madrid bëhet francezi i pestë që fiton Topin e Artë, ku më parë ishin Raymond Kopa, Michael Platini, Jean Pierre Papin dhe Zidane.

Sezonin e kaluar, Benzema ishte në një formë të jashtëzakonshme, duke tërhequr ekipin e tij spanjoll drejt suksesit të Champions League dhe të La Liga.

Pas këtij momenti emocionues, presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar me një postim.

“KB9! Dy shkronja dhe një numër që do të mbeten në historinë e futbollit. 24 vjet pas Zidane, Benzema po rikthen një Top të Artë në Francë. Urime për të!”, u shpreh Macron./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!