Katër persona me origjinë alegjeriane, nga 26 deri në 43 vjeç janë arrestuar për vrasjen e 12-vjeçares, trupi i së cilës u gjet mbrëmjen e së premtes në një valixhe të braktisur në oborrin e një pallati banimi në Paris.
Sipas policisë është arrestuar dhe po merret në pyetje një 24-vjeçare e pastrehë dhe e papunë, ë cila sipas dëshmitarëve kularë është parë të premten duke mbajtur valixhen në gjendje paniku.
E njëjta grua shfaqet nga kamerat e sigurisë duke shoqëruar Lolën fatkeqe mbrëmjen e së premtes.
Gjithashtu është arrestuar dhe marrë në pyetje motra e saj, si dhe dy meshkuj, ndërsa mediet franceze vlerësojnë se gjatë ditës së sotme do të ketë njoftime të tjera nga organet kompetente.
Gruaja që besohet se e ka vrarë është kapur në kamera
Rasti i vrasjes së vogëlushes Lola është kthyer në një thriller, me autoritetet policore që po përpiqen të plotësojnë “puzzelin” duke hetuar në thellësi çdo provë që kanë në dorë.
Meurtre de Lola: ce que l’on sait de la principale suspecte au cœur de l’enquête pic.twitter.com/ZA2fpmu7u3
— BFMTV (@BFMTV) October 17, 2022
Disa nga këto prova rezultuan jashtëzakonisht të dobishme, si pamjet e kamerave të sigurisë që kapën vajzën e vogël të veshur me të bardha duke hyrë në pallatin e saj e ndjekur nga një grua në orën 15:20 të së premtes.
Lexo edhe: Detaje nga ngjarja horror në Paris, vajza 12-vjeçare që u gjet e vdekur në valixhe kishte numra të stampuar në trup
E njëjta grua u pa më vonë nga dëshmitarët dhe u kap nga një tjetër kamera sigurie duke mbajtur një valixhe jashtë ndërtesës ku banonte vajza.
Autoritete besojnë se është e njëjta valixhe ku ndodhej trupi i 12-vjeçares.
Një dëshmitar okular përshkruan sjelljen e çuditshme të gruas që doli nga ndërtesa rreth orës 17:00 duke luftuar për të mbajtur objektin e rëndë.
“Ajo po mundohej të ngrinte valixhen dhe ne menduam se kishte vështirësi ngaqë ishte e rëndë. Nuk na shkonte as në mendje se brenda mund kishte një kufomë. Ishte ora 17:00 dhe ajo po ecte me valixhen. Madje në një moment ajo e la jashtë një kafeneje dhe shkoi në furrën përballë për të blerë një briosh.”
E dyshuara, u arrestua në mëngjes në Bois-Colombes, një komunë franceze në departamentin Hautes-de-Seine së bashku me motrën e saj. Dy të arrestuarat janë të moshës 20 dhe 30 vjeç.
Një tjetër element që shqetëson autoritetet janë numrat misteriozë “1” dhe “0” të gjetur në trupin e Lolës së vogël, jo të gdhendur apo të pikturuar në trupin e pajetë, por të “ngulitur” me një lloj “pajisje”, sipas një burimi të policisë cituar nga kanali francez BFMTV.
Trupi i 12-vjeçares u gjet vetëm disa orë pasi prindërit denoncuan për zhdukjen e saj. Nëna e saj iku me shpejtësi tek autoritetet, duke shpjeguar se vajza e saj nuk ishte kthyer nga shkolla. Hetuesit policorë gjetën shenja rrëmbimi në bodrumin e pallatit dhe nisën hetimet duke përdorur të gjitha mjetet që kishin në dispozicion./Abcnews.al.