Pushimet verore pas vetes kanë probleme. Ndër tyre është uji i pishinës, që sipas specialistit Gimjan Dokle, monitorimi ka nisur. Mjeku kërkoi ndihmën e qytetarëve, duke respektuar rregullat e pishinës dhe duke raportuar shkelje nga ana e ofruesit të shërbimit.
Jemi në javën e dytë të qershorit dhe pushimet verore duket se kanë nisur zyrtarisht edhe në Tiranë. Klorifikimi i pishinave është një procedurë që duhet të bëhet para nisjes së sezonit veror.
Gimjan Dokle, Specialist në Shëndetin Mjedisor tha për ABC News se ka nisur monitorimi i kontrollit të ujit në pishina.
Mjeku shtoi se kujdesi i higjienës nuk i takon vetëm institucionit, por edhe qytetarëve dhe ofruesit të shërbimit.
Por vetë qytetarët duken të kënaqur. Ata tregojnë për ABC News përshtypjen e tyre mbi higjienën e ujit në pishinë.
Uji i pishinës është burim i shumë sëmundjeve infektuese.
Mjeku, Gimjan Dokle kërkoi ndihmën e qytetarëve për ta luftuar këtë problem. /ABC News Albania 24/7