Dy persona kanë mbetur nën rrënoja pas një sulmi me dron në Kiev këtë mëngjes, ndërsa 18 persona janë shpëtuar, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko, shkruan skynews.
Lexo edhe: FOTO/ Tym i zi në ajër e godina të shkatërruara, Kievi sot u zgjua nga bombardimet e Rusisë
“Një ndërtesë është dëmtuar, si rezultat i një sulmi me dron kamikaze në lagjen Shevchenkivskyi të kryeqytetit. Aktualisht nga godina janë shpëtuar 18 persona.
Sipas informacioneve paraprake dy banorë mbeten nën rrënoja. Ndërkohë që vazhdojnë operacionet e shpëtimit.
Ende nuk ka informacione për viktima,” tha Klitschko.
/abcnews.al