Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot në një takim aleatët opozitarë për të diskutuar lidhur me zhvillimet më të fundit politike si dhe vazhdimësinë e aksionit opozitar. Njëri nga drejtuesit e partive aleate, Fatmir Mediu i Partisë Republikane, tha pas mbledhjes se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e Kryeministrit Edi Rama, por pa dhënë një datë për tubimin e radhës.
“Është shumë e rëndësime të kuptojmë se EDI Ram po frymëzon dhe organizon një grusht kushtetues në vend, jo vetëm duke u shprehu ,kundër dekretit të Presidenti në mënyrë anti-kushtetuese, por duke kontrollua të gjitha institucionet e këtij vendi dhe anti-kushtetuese. I gjithë organizimi i diskutimit të sotëm është që ne duhet të marrim çdo hap bashkë me qytetarët për të ndaluar këtë grusht shteti të organizuar nga Edi Rama”, tha Meta.
Më tej mediu tha: “Sjellja e Edi Ramës, duke arrestuar protestuesit e PD, është kriminale. Arrestimet e protestuesve na kthejnë në diktaturë dhe shqiptarët duhet të reagojnë përballë kësaj situate. Ne vazhdojmë që të kërkojmë qeveri transitore dhe largimin e Edi Ramës, që të garantohen zgjedhje të lira.
Nëse Edi Rama kur erdhi në pushtet e gjeti Shqipërinë në NATO, ai ka sjell vetëm rrënim, e prandaj duhet të ikë që mos pengojë integrimin e vendit. Ne kemi thënë që duhet të ikë Rama, duhet qeveri tranzitore”./abcnews.al