“Neymar do të përballet me shumë presion në Kupën e Botës 2022”

schedule12:23 - 16 Tetor, 2022

schedule 12:23 - 16 Tetor, 2022

Ish-sulmuesi brazilian Ronaldo ka folur për rolin e Neymar në ekipin kombëtar në Botërorin e ardhshëm 2022, që do të mbahet në Katar.

“Neymar do të jetë nën presionin më të madh në skuadër. Sigurisht që Brazili ka shumë lojtarë yje, por e gjithë vëmendja do të përqendrohet te performanca e Neymar. Këtë sezon ai po kalon një fazë shumë të suksesshme të karrierës së tij”.

Kujtojmë se Kupa e Botës do të mbahet nga data 20 nëntor deri më 18 dhjetor. Në fazën e grupeve të turneut, Brazili do të luajë kundër kombëtareve të Kamerunit, Serbisë dhe Zvicrës. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!