Rama me FA: Viti 2018, i fundit me rrogat ekzistuese

schedule10:52 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 10:52 - 8 Dhjetor, 2017

Në shenjë falënderimi për ushtarakët e impenjuar në përballimin e situatës së përmbytjeve, Qeveria do të japë shpërblime të veçanta për ta, me rastin e festiva të fundvitit. Lajmin e dha vetë Kryeministri në një ceremoni të zhvilluar në Ministrinë e Mbrojtjes, ku edhe premtoi rritje të konsiderueshme pagash në buxhetin e vitit 2019, për të eleminuar një hendek të pajustifikuar – siç e quajti ai – mes rrogave të Ushtrisë dhe atyre të Policisë.

Edi Rama nuk ndodhej në Shqipëri kur Forcat e Armatosura festuan 105 vjetorin e krijimit, por me t’u në kthyer në Atdhe, u shkoi në shtëpi për t’i uruar.

Pasi i falënderoi për impenjimin e tyre në menaxhimin e situatës së krijuar me përmbytjet, Kryeministri pranoi se ishte në borxh me ushtarakët, përsa I përket trajtimit të tyre financiar.

Një hap të parë në këtë drejtim, premtoi se do ta bënte menjëherë, përmes një shpërblimi për të gjithë ata të përfshirë në operacionet e ditëve të fundit.

Ndërsa për rritjen e rrogave, ushtarakëve do t’u duhet të presin edhe një vit tjetër.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, drejtuesja e dikasterit, Olta Xhaçka, pranoi se kishte aspekte që duheshin përmirësuar përsa I përmet menaxhimit të emergjencave civile.

Për batalionet dhe repartet e impenjuara në operacionet e shpëtimit u shpërndanë edhe disa medalje nderi./abcnews.al

 

https://youtu.be/oO-amiYqVSs