Gjykata e Tiranës lë të lirë 20-vjeçarin që grabiti me armë në Tiranë, policia vonoi dokumentet për prerjen e fletë arrestit

schedule12:29 - 15 Tetor, 2022

schedule 12:29 - 15 Tetor, 2022

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia një të arrestuar për grabitje me armë.

Bëhet fjalë për Elvis Sejdon, 20-vjeçarin që u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës për një grabitje të kryer në gusht të këtij viti dhe më pas u la i lirë, pasi kërkesa për caktimin e masës së sigurisë ishte bërë jashtë afatit 72 orësh që e ka të përcaktuar Kodi i Procedurës Penale.

Lexo edhe: Grabitet i riu në Tiranë, “të fortët” me pistoletë i marrin edhe biçikletën

Prokuroria kërkoi në seancë caktimin e masës së “arrest me burg” , por u kundërshtua nga avokati qe i kërkoi  gjykatës lirimin, që u pranua.

Sipas akuzës, dokumentacionet për prerjen e fletës së arrestit për Sejdon u sollën me vonesë nga Policia e Tiranës dhe për këtë arsye afatet kanë kaluar.

Elvis Sejdo, tashmë i liruar nga akuzat, ishte shpallur në kërkim përmes operacionit “Escape” pasi ishte bashkëpunëtor në grabitje në afërsi të qendrës “Kristal” në Tiranë.

Në atë kohë, Kevin Zekës i grabitën me armë 1450 euro dhe biçikletën, ndërsa përfunduan në pranga Sebastjan Ogiçi, Ruzhdi Thoma dhe Marjus Fejzulla, ndërsa në kërkim u shpall Elvis Sejdo./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!