RENEA në Elbasan, burimet: Arrestohen 8 punonjës të administratës

schedule13:25 - 14 Qershor, 2019

schedule 13:25 - 14 Qershor, 2019

RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zhvilluan një operacion në qytetin e Elbasanit, për kapjen e elementëve të kërkuar dhe kriminale. Sipas burimeve, mësohet se 8 persona janë vënë në pranga, ndërsa janë shoqëruar për verifikim rreth 50 persona.

Forcat Speciale të RENEA-s iu rikthyen edhe njëherë kontrolleve blic në qytetin e Elbasanit, në kërkim të personave me rrezikshmëri të lartë kriminale.

Aksioni i nisur rreth orës 4.00 të mëngjesit u zhvillua në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Burime nga grupi hetimor bën të ditur se janë arrestuar 8 persona, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

“Po ashtu 60 persona janë shoqëruar në polici për t’u verifikuar. Burimet bënë të ditur se janë ndaluar anëtarë edhe pjesëtar të të fisit Çapja, të cilët ndodhet në ambientet e drejtorisë së policisë vendore të policisë së Elbasanit.

Gjthahtu janë ndaluar edhe disa persona të cilët kanë qenë të shpallur në kërkim për disa krime dhe të dënuar në mungesë nga gjykata”.

RENEA u mbështet Forcat e Nderhyrjes së Shpejte dhe policia lokale, efektivët e së cilës u mbajtën rreptësisht nën kontroll për të mos pasur mundësi dekonspirimi të aksionit. Deri në orët e drekës mësohet se janë kontrolluar 30 banesa, resorte, lokale dhe ambiente të dyshuara se mund përdoren nga eksponentë të krimit të organizuar. Policia e Shtetit nuk ka dhënë ende informacion zyrtar lidhur me rezultatet e operacionit.

/ABC News Albania 24/7