Një restorant që qëndron i hapur gjatë sezonit të verës në plazhin e Zvërnecit është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e së premtes.
Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e zjarrfikëses në tentativë për të neutralizuar flakët. Megjithatë, lokali është djegur plotësisht pasi kishte qenë i ndërtuar me materiale druri.
Shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike. /abcnews.al/