Futbollisti i Chelsea dhe i kombëtares franceze Ngolo Kante humbet Botërorin e ardhshëm në Katar për shkak të një lëndimi, transmeton “L’Eqipue”.
Kante ka luajtur vetëm dy ndeshje për Chelsea në Premier League këtë sezon për shkak të një dëmtimi.
Ai u kthye në stërvitje dy javë më parë, por sipas mediave franceze, rikuperimi i lojtarit të Chelsea nuk po shkon sipas planit.
Kante do të duhet të humbasë të paktën edhe katër ndeshje të tjera të klubit londinez.
Përveç tij, një tjetër lojtar i Chelsea, Rhys James, mund të humbasë edhe Kupën e Botës në Katar.
Sipas informacioneve të fundit, përfaqësuesi i Anglisë do të duhet të operohet për shkak të një dëmtimi dhe se kur do të përfundojë rikuperimi i tij është shumë e diskutueshme.
“Frika po rritet se James mund të humbasë Kupën e Botës. Dëmtimi i gjurit është më i rëndë se sa dukej. Operacioni është një nga opsionet”, thekson britanikja “Daily Mail”, që do të thotë se tani gjithçka është në dorën e mjekëve. /G.D abcnews.al/