Prokuroria e Burrelit ka marrë në dorëzim telefonat e adoleshentëve Kenado Shira ( i vrarë më 12 tetor) dhe Renato Hasula, i plagosur në masakrën e Klosit.
Sipas BalkanWeb, duke iu referuar dhe prokurorit të çështjes, Abaz Muça, telefonat do t’i nënshtrohen ekspertimit për të vërtetuar nëse ka pasur apo jo shantazhe nga ana e të rinjve kundrejt 17-vjeçares.
Po ashtu mësohet se nga telefonat e të rinjve janë fshirë mesazhet që thuhet se kishte shantazhe e kërcënime.
Ngjarja ndodhi më 12 tetor në qendër të Klosit.
Babë e bir, Kenado dhe Liri Shira u vranë nga Fiqiri Mjeshti.
Ky i fundit pak minuta pas vrasjes së dyfishtë, në pamundësi për t’i ikur policisë drejtoi armën nga vetja dhe qëlloi duke humbur jetën menjëherë.
Dy persona të tjerë, gjithashtu babë e bir, mbetën të plagosur.
Kush ishte shkaku i konfliktit
Dyshohet se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë vajza e Fiqiri Mjeshtrit së cilës i shkruante në rrjetet sociale djali i Eglantin Hasulës, çka ka sjellë edhe përplasjen e Liri dhe Kenado Shira me Fiqiri Mjeshtrin.
Burime bëjnë me dije se 17-vjeçari Renato Hasula i shkruante vajzës 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit në rrjetin social Instagram.
Ky i fundit, së bashku me vëllezërit e tij Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, shkuan të sqaroheshin në lokal.
Së bashku me Eglantin dhe Renato Hasulin ishin edhe Lir dhe Kenard Shira.
Më pas Mjeshtri ka nxjerrë pistoletën duke vrarë dy anëtarët e familjes Shira dhe duke plagosur dy të tjerë.
Kenad dhe Renato ishin kushërinj të parë, djem tezesh.
Kamerat e sigurisë filmuan gjithçka
Një kamër sigurie ka filmuar të gjithë masakrën e ndodhur në Klos. Pamjet janë sekuestruar nga policia dhe pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.
/Abcnews.al/