Përplasje mes protestuesve palestinezë e ushtarakëve izraelianë

schedule10:11 - 8 Dhjetor, 2017

schedule 10:11 - 8 Dhjetor, 2017

Përplasjet e dhunshme kanë vazhudar edhe gjatë ditës së sotme ndërmjet protestuesve Palestinez dhe policisë izraelite. Konfirmohet viktima e parë një shtetas palestinez. Gjysmë Hëna e Kuq raporton për 250 protestues palestinez të plagosur Cisiordani.

Kanë vazhduar edhe gjatë ditës, përplasjet e dhunshme ndërmjet protestuesve palestinezë dhe policisë izraelite. Konfirmohet nga Ministri i Shëndetësisë së Gazës, viktima e parë, 30-vjecari Mahmud Masri i vrarë nga policia izraelite përgjatë kufirit.
Përleshjet vazhdojnë anembanë Bregut Perëndimor dhe Gazës, menjëherë pas faljes së namazit të së premtes.

Gjysmë Hëna e Kuqe raporton rreth 250 protestues palestinezë të plagosur me armë zjarri, gaz lotsjellës dhe plumba gome nga ana e ushtarakëve izraelit në Cisiordani. Incidentet po regjistrohen në Gaza, Betlehm, Herbron dhe Rramallah.
Ushtria izraelite kofirmoi se kishte qëlluar dy persona përgjatë kufirit, duke akuzar se ata ishin nxitësit kryesorë të dhunës.
Protesta të shumta janë duke u zhvilluar gjatë ditës në Iran, Indonesi, Malajzi, Pakistan dhe Jordani./abcnews.al