Në fund të këtij viti do të mbahet Kupa e Botës në Katar. Ceremonia hapëse do të zhvillohet të dielën më 20 nëntor, në stadiumin “Al Bayt”, në qytetin Khor.
Mirëpo, ende nuk është e ditur zyrtarisht se kush do të jenë këngëtarët që do të jenë pjesë e ceremonisë zyrtare.
Sipas disa mediave europiane, grupi BTS mund të jetë në ceremoninë mbyllëse, kurse hapjen mund ta bëj sërish Shakira.
Mirëpo, kjo e fundit thuhet se mund të jetë në skenë në ceremoninë hapëse bashkë me këngëtaren shqiptare Dua Lipën dhe anëtarët e grupit BTS.
Ceremonia hapëse pritet të jetë para ndeshjes mes Katarit dhe Ekuadorit./abcnews.al