Prokuroria e Tiranës ka thirrur kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për të dëshmuar në prokurori në lidhje me lobimin rus në SHBA në datë 17 Qershor.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zyrtarisht është i pandehur për lobimin rus në SHBA në periudhën zgjedhore të vitit 2017. Së bashku me kreun e PD, u është dërguar fletë –thirrje për paraqitjen në prokurori, edhe ish-deputetit të PD Arben Ristanit dhe financierit të PD Ilir Dervishi.
Vendimi i prokurorisë së kryeqytetit vjen pas letër-porosisë nga SHBA. Hetimet për këtë çështje janë kryer në SHBA dhe Skoci.
Por cila është konkretisht akuza për kreun e PD Lulzim Basha?
Sipas prokurorisë, pas procedimit penal janë kryer hetimet e nevojshme të cilat kanë rezultuar se Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi kanë konsumuar veprat penale të parashikuara nga neni 190/3 dhe 287/ç. Konkretisht akuza që do tu komunikohet 3 zyrtarëve të Partisë Demokratike është ajo e “Falsifikimit të vulave, stampave ose i formularëve” dhe “kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave“.
Tre prokurorët që do të marrin në pyetje kreun e PD Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin janë:
-Ervin Karanxha
-Gjergji Tako
-Kolë Hysenaj./abcnews.al