Kandidatja e BD-së për bashkinë e Vlorës tregon alternativat që ofron për qytetarët

schedule16:33 - 13 Qershor, 2019

schedule 16:33 - 13 Qershor, 2019

Kandidatja e Partisë Bindja Demokratike për Bashkinë e Vlorës Valbona Mezini tregon alternativat që do t’i ofrojë qytetarëve nëse fiton garën elektorale përballë kandidatit të Partisë Socialiste.

Për herë të parë në Vlorë në garën për kreun e bashkisë kandidon një grua. Valbona Mezini sfidon në këto zgjedhje vendore kryetarin aktual të bashkisë së Vlorës Dritan Lelin. Ajo vjen nën logon e Bindjes Demokratike, partisë më të re opozitare që sapo ka nisur rrugëtimin në formimin politik shqiptar.

Nuk e sheh të pamundur ndryshimin e një historie të pas viteve ‘90 ku institucioni më i lartë vendor i Vlorës është drejtuar kryesisht nga socialistët, ndërsa të djathtët për 22 vite e kanë patur të vështirë rikthimin në drejtimin e Bashkisë së Vlorës.

Kandidatja Mezini tregon alternativat që sjell bindja demokratike për qytetin e Vlorës.

Kandidatja e Bindjes Demokratike për bashkinë e Vlorës Valbona Mezini vjen në këtë garë elektorale për drejtimin e pushtetit vendor përballë kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Europiane, Dritan Leli. /ABC News Albania 24/7