Bëhet e ditur se Sergej Milinkoviç-Saviç është një dëshirë e zjarrtë për Juventusin, i cili përflitet se dëshiron të nënshkruajë me serbin nga janari.
Këtyre thashethemeve i është përgjigjur presidenti i Lacios, Claudio Lotito, i cili ka treguar se nuk e ka ndërmend ta lërë kaq lehtë Milinkoviç-Savic të largohet.
“Nuk kam rënë dakord me agjentin e Savic që të mund ta shesim lojtarin te Juventusi në verë. Në vend të kësaj, çmimi i tij tani është rritur nga 100 milionë në 120. Çdo muaj çmimi rritet”.
28-vjeçari serb është prej vitesh një nga lojtarët më të mirë në Serie A , ndërsa këtë vit ka bërë një fillim mbresëlënës, pasi tashmë ka 3 gola dhe 7 asistime në 9 të parat. /G.D abcnews.al/

