KLOS – Një masakër ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Klosit, ku janë vrarë babë e bir si dhe janë plagosur dy të tjerë.
Paraprakisht bëhet e ditur se viktimat janë të familjes Shira, konkretisht Liri Shira 46 vjeç dhe djali i tij Kenado Shira 17 vjeç.
Dyshohet se dy të plagosurit janë me mbiemër Hasula. Ndërkohë sa i përket autorit sipas informacioneve paraprake dyshohet se është Fiqiri Mjeshtri.
Ndërkohë mësohet se një kamër siguria ka filmuar të gjithë masakrën e ndodhur në Klos. Pamjet janë sekuestruar nga policia dhe pritet të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.
/abcnews.al/