Familja e Eduard Ndojt, 26-vjeçarit shqiptar të vrarë në 2013-ën në Itali nga pronari i shtëpisë ku kishte hyrë të grabiste, kërkon 125 mijë euro dëmshpërblim nga familja e autorit. Shifra është miratuar edhe nga Gjykata e Apelit në Itali.
Familja e Eduard Ndoj, 26 vjeçarit shqiptar të vrarë në Bresha të Italisë në dhjetor të 2013-ës, ka ndërmarrë procedura ligjore ndaj Mirco Franzoni, i dënuar me nëntë vjet dhe katër muaj burg për vrasje. Viktima u qëllua për vdekje me një pushkë disa orë pasi kishte hyrë në banesën e vëllait të Franzonit.
Familja e Ndoj ka hedhur në gjyq familjen italiane duke kërkuar një dëmshpërblim prej 125 mijë eurosh, një shifër e miratuar nga gjykata e Apelit, por që nuk i është dhënë asnjëherë familjes së viktimës. Avokatja e familjes Ndoj shpjegoi për mediat italiane se autori i vrasjes nuk ka kërkuar asnjëherë falje dhe nuk ka bërë asnjë gjest ndaj familjes Ndoj. /ABC News Albania 24/7