Tentuan të helmonin Luftar Reçin, SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim dy të akuzuarit

schedule13:12 - 11 Tetor, 2022

schedule 13:12 - 11 Tetor, 2022

SPAK përfundon hetimet për Gentian Goskovën dhe Ervis Kosovën të akuzuar se tentuan të helmonin Luftar Reçin, i penduar i drejtësisë në procesin ndaj Emiljano Shullazit.

SPAK përfundon hetimet dhe çon për gjykim Gentian Goskovën dhe Ervis Kosovën

Gentian Goskova i njohur si Reqi dhe Ervis Kosova akuzohen për korruptim të dëshmitarit. Goskova dhe Kosova tentuan të korruptojnë Luftar Reçin, me qëllim për të ndryshuar dëshminë.

Luftar Reçit në burgun e Drenovës iu ofruan para për të tërhequr dëshminë për Emiljano Shullazin. Reçi do dëshmonte për implikimin e Shullazit në vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Artan Arsit në 2005.

Njoftimi:

“Lidhur me përfundimin e hetimeve për procedimin penal nr.252/4, viti 2022”

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.252/4 të vitit 2022.

Në përfundim të hetimeve paraprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit:

  1. Gentian Goskova, i akuzuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 312 dhe 25 i Kodit Penal.
  2. Ervis Kosova, i akuzuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 312 dhe 25 i Kodit Penal.

Hetimi i deritanishëm ka provuar se të pandehurit Gentian Goskova i njohur me pseudonimin (Reqi) dhe i pandehuri Ervis Kosova, në bashkëpunim mes tyre dhe me persona të tjerë, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, në formën e propozimit dhe premtimit të përfitimit të parregullt të dëshmitarit, për të siguruar nga ky i fundit deklarime të rreme (deklarime të marra në funksion të procedimit penal nr.252/2020), duke konsumuar në këtë mënyrë veprat penale të parashikuara nga nenet 312-25 i Kodit Penal.

Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së.
/abcnews.al/