Mbetet i lartë tensioni në territoret palestineze pas deklaratës së Trump, qe njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Në Betlehem, Hebron dhe Ramallah, dhjetra protestues kanë mbetur të plagosur nga gazi lotsjellës dhe plumbat prej gome, që kanë përdorur ushtarët izraelitë kundër tyre. Mediat ndërkombëtare raportojnë se një palestinez është në gjendje të rëndë. Autoritetet e Izraelit kanë dërguar përforcime në Bregun Perëndimor, ku palestinezët vershuan ne rruge te rebeluar. BBC shkruan se manifestuesit dogjën goma dhe hodhen gurë ndaj ushtarëve izraelitë. Ndërkohë, mbështetës të ISIS dhe Al Kaedës kërcënojnë me sulme kundër amerikanëve, pas njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit. “Do t’iu presim kokën dhe do të lirojmë Jeruzalemin”, lexohet në një ndër mesazhet e shumta të publikuar në anglisht, arabisht dhe në gjuhën ebraike./abcnews.al
Palestinezët përplasen me policinë izraelite
schedule19:02 - 7 Dhjetor, 2017
schedule 19:02 - 7 Dhjetor, 2017