BMW X6 është lyer me një ngjyrë të zezë që thith mbi 99% të dritës

schedule16:03 - 10 Tetor, 2022

schedule 16:03 - 10 Tetor, 2022

BMW X6 është “makina e parë dhe e vetme në botë” që ka një shtresë Vantablack VBx2, e cila është është një nga substancat më të errëta të njohura, që thith mbi 99% të dritës.

Aftësia e saj për të thithur mbi 99 për qind të dritës bën që syri i njeriut të perceptojë Vantablack në të dyja format e tij si dydimensionale. E veshur me nuancën më të zezë në botë, BMË X6 duket se humbet formën e saj tredimensionale, duke përfshirë shumicën e veçorive përcaktuese të makinës si fenerët e saj dallues të njëjtë.

Varianti VBx2 i Vantablack ka një reflektim total hemisferik prej një për qind, që do të thotë se konsiderohet ende super i zi ndërsa mundëson një sasi të vogël reflektimi nga çdo kënd.

Ben Jensen, shpikësi i Vantablack dhe themeluesi i Surrey NanoSystems, u shpreh: “E kuptuam se nuk do të kishte funksionuar nëse do të vendosnim materialin origjinal Vantablack, pasi do të kishte humbur të gjithë ndjenjën e tredimensionalitetit”./abcnews.al