Fshati Dërsnik në Korçë pa mjekë, banorët: Janë shtuar kostot

schedule16:26 - 9 Tetor, 2022

schedule 16:26 - 9 Tetor, 2022

Nga Roland Beqiri

1200 banorë të fshatit Dërsnik në Korçë prej 3 vitesh janë pa mjek.

I fundit doli në pension dhe nuk u zëvendësua.

“Shqetësimi me i madh te doktori është kryesoja.”

“Shteti s’merr masa. Dy infermierë janë”, thonë banorët.

Banorët ankohen se shërbimin mjekësor duhet ta marrin në fshatin Voskop që ndodhet rreth 7 km nga Dërsniku. Në qendrën shëndetësore ka vetë një mjek, që veç 2000 banorëve të Voskopit duhet t’ju shërbejë dhe atyre të Dërsnikut.

“Për një gjë do shkosh në Voskop. Në dimër kush vete. Për urgjenca me taksi.”

Duhet te shkosh ne Voskop te marrësh rekomandim qe te ikësh në Korçë.”

Prej mbingarkesës së mjekut shumë të sëmurë nga Dërsniku detyrohen të udhëtojnë drejt spitalit të Korçës.

“Çupkën e djalit e kisha te sëmurë një natë, e mora e shpura, po një qe s’ka. Unë e kam taksinë time, po edhe nafta.”

Më të vështirë e kanë të moshuarit, që përveç vështirësisë për të shkuar në Korçë, ankohen dhe për shpenzimet.

“Mua babai mu paralizua, detyrohem te bëj analiza çdo muaj. Kosot e madhe, ti japësh 20 mije leke taksise. Eshët bere problem.”

Banorët e Dërsnikut insistojnë që institucionet të punësojnë një mjek në fshatin e tyre./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!