Nga Juxhin Mustafaraj
Kur Partia Demokratike ka përmbyllur marrëveshjet me aleatët është e gatshme të përmbyll edhe segmentin e fundit të negociatave që lidhen me dakordësinë brenda vetë grupit parlamentar.
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi thotë se janë të gjitha mundësitë që të ketë një dakordësi për të shkuar drejtë një emri të përbashkët në çdo bashki.
Dashnor Sula nuk i është bashkuar Sali Berishës në aksionin e tij politik, por në zonën që mbulon si deputet flet për një rakordim të të gjithë palëve brenda partisë demokratike për kandidatët në zgjedhjet vendore.
Deputetët demokratë kanë bindjen se përmes vullnetit për të qenë fitues, palët nuk duhet të përsërisin historinë e 6 marsit.
Kandidatët për zgjedhjet vendore të gjithë vendin, Partia Demokratike do ti zgjedh përmes procesit të primareve, të cilat do të përfshijnë në përzgjedhje jo vetëm anëtarësinë por edhe simpatizantët e opozitës./abcnews.al/