Në një deklaratë ditën e sotme, kreu i Krimesë tha se puna për riparimin e urës mund të nisë sot, sipas BBC.
Sergei Aksyonov është përpjekur gjithashtu të sigurojë njerëzit që jetojnë në rajon se ka furnizime të mjaftueshme ushqimore dhe karburanti.
“Ne kemi karburant për një muaj të tërë dhe nuk do të ketë rritje të çmimeve,” tha Aksyonov në një video-mesazh të transmetuar në kanalin e agjensisë shtetërore të lajmeve ruse Rossiya 24.
“Ne kemi rezerva ushqimore për më shumë se dy muaj, praktikisht në gjithçka. Nuk ka rreziqe në këtë anë.
“Puna për riparimin e urës së Krimesë do të kryhet pa asnjë burokraci. Praktikisht po fillojmë sot, sapo Komiteti i Hetimeve dhe Shërbimi Federal i Sigurisë të përfundojnë punën e tyre”, tha ai.