“Ky është vetëm fillimi”, çfarë kanë në plan ukrainasit pas goditjes së fortë ndaj simbolit të Putinit?!

schedule09:16 - 8 Tetor, 2022

schedule 09:16 - 8 Tetor, 2022

Komisioni rus anti-terrorist ia atribuon zjarrin në urën në ngushticën e Kerçit shpërthimit të një automjeti të montuar me eksploziv.

Ura ka një rëndësi simbolike dhe strategjike, pasi lidh gadishullin e Krimesë me rrjetin e transportit dhe komunikimit të Rusisë. Ndërtimi i saj ishte i kushtueshëm dhe u bë me urdhër të Vladimir Putin, i cili e përuroi personalisht në 2018, katër vjet pas aneksimit të Krimesë. Aktualisht po lehtëson transferimin e pajisjeve ushtarake ruse te forcat që veprojnë në Ukrainë.

Sipas agjencive të lajmeve të vendit, pjesa e urës që përdoret nga makinat është dëmtuar.

“Në orën 06:07 në seksionin rrugor të urës së Krimesë ndodhi një shpërthim i një automjeti të montuar me eksploziv, i cili shkaktoi një zjarr në shtatë vagonë ​​të një treni që shkonte për në Krime”, tha ai komisioni.

Rusia ka kërcënuar se do të hakmerret kundër Ukrainës

Më herët autoritetet ruse folën për një zjarr në këtë urë të madhe, në ngushticën e Kerçit, i cili shkaktoi ndalimin e trafikut.

“Depozita e karburantit të trenit mori flakë”, tha Agjencia Hekurudhore e Krimesë.

Ndërkohë, këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyka tha në një postim në Twitter se “ky është vetëm fillimi”.

Trenat dhe automjetet kalojnë nëpër të dhe luan një rol kyç në transportin e njerëzve dhe mallrave në gadishull. Nga ana tjetër, për Kievin është një simbol i urryer i aneksimit të Krimesë.

Kohët e fundit Rusia ka thënë se ura është e sigurt, pavarësisht luftës, por në të njëjtën kohë ka kërcënuar Ukrainën me hakmarrje nëse forcat e saj përpiqen ta shkatërrojnë atë. Krimea ka parë disa shpërthime në muajt e fundit, ndoshta për shkak të operacioneve ushtarake ukrainase, si shpërthimi në një depo municioni në bazën ushtarake Dzhankoy në gusht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!