“Komuniteti Politik Europian si Ballkani i Hapur”, Mustafaj: Krahasimi i Ramës nuk qëndron

schedule20:09 - 7 Tetor, 2022

schedule 20:09 - 7 Tetor, 2022

Krahasimi që kryeministri Rama i bëri Komunitetit Politik Europian me Ballkanin e Hapur është komentuar në studion e “Radar Informativ” nga analisti Besnik Mustafaj.

Përballë gazetares Juli Xhokaxhi, Mustafaj tha se ky krahasim nuk qëndron aspak, ndërsa vuri në dukje faktin se Ballkani i Hapur nuk shpjegohet askund nëpër dokumente për ligjvënësit, por objektivat e tij  janë bërë të ditura vetëm nga deklaratat e Ramës dhe presidentit serb Vuçiç.

“Vetëm atij mund t’ia pjellë mendja këtë loj krahasimi. Të gjitha karahasimet, si figurë letrare krahasimin e ka studiuar Aristoteli dhe thotë se të gjitha krahasimet çalojnë. Në këtë rast nuk qëndron fare. Ne ende nuk kemi një dokument të shkruar nga qeveria shqiptare ku t’u shpjegohet parlamentarëve se çfarë është “Open Balkans”. Kemi disa intervista të kryeministrit dhe presidentit serb dhe nisur nga këto, Open Balkan është një Europë e vogël sa i përket qarkullimit të mallrave apo njerëzve. “Open Balkans” është një strukturë ku vetëm do flitet, nuk do merren vendime që kanë të bëjnë me ekonominë dhe mbrojtjen. “Open Balkans” dhe ky komunitet nuk kanë asgjë të krahasueshmë”, tha Mustafa.

Analisti u ndal gjithashtu tek “izolimi” që u bë presidentit serb Aleksandar Vuçic në samitin e Komunitetit Politik Europian, pas marrëveshjes që Beogradi dhe Moska nënshkruan në New York pak ditë më parë.

“Ky si komunitet politik u përqendrua më shumë te marrëveshja që u nënshkrua në New York. U përmend në dy -ri raste dhe ajo marrëveshje mes Rusisë dhe Serbisë, ajo i bie ndesh qëllimit të Komunitetit Politik Europian i cili synon izolimin e Putinit dhe kjo marrëvehsje i siguron atij një aleat në Ballkan. Serbia nuk e nxjerr dot nga izolimi ekonomik Rusinë”, tha ai. /abcnews.al