Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Kukës, arrestohen dy doganierë dhe një tregtar

schedule09:45 - 12 Qershor, 2019

schedule 09:45 - 12 Qershor, 2019

Dy doganierë dhe një tregtar janë vënë në pranga në pikën kufitare të Morinës në Kukës, pasi akuzohen për kontrabande mallrash.

Arrestimi i tyre u bë pasi policia ndaloi një furgon mallrash në rrugën Morinë – Kukës, brenda të cilit u gjeten 267 pako lëndë plastike dhe materiale ndërtimi, pa dokumente shoqëruese.

Pas veprimeve hetimore rezultoi se tregtari  kishte hyrë nga Pika e Morinës, pa shlyer detyrimet doganore.



Përveç tregtarit, u ndaluan edhe dy doganierët, që ishin në detyrë, të cilët nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti së bashku me mallrat qe po hynin kontrabande./ABC News Albania 24/7 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!