Shkarkimi i një pedagogu të shquar në Universitetin e Nju Jorkut me kërkesë të studentëve, të cilët u ankuan se lënda e tij ishte shumë e vështirë ka shkaktuar reagime të shumta në vend.
Maitland Jones J, pedagog i kimisë organike, u pushua nga puna pasi më shumë se 80 nga 350 studentët që ndiqnin kursin e tij u ankuan për notat e dobëta, stilin e mësimdhënies dhe vështirësinë e lëndës.
Pas kërkesës masive, profesori 84-vjeçar mori një mesazh nga dekani i shkencave në gusht se bashkëpunimi i tij me universitetin po ndërpritet, sipas një raporti të New York Times .
Pas shkarkimit, shumë profesorë të kimisë protestuan kundër vendimit, duke shprehur shqetësimin se rasti mund të minonte lirinë akademike dhe të dobësonte praktikat e provuara të mësimdhënies, shkruan The Guardian.
Një zëdhënës i Universitetit të Nju Jorkut mbrojti shkarkimin, duke përmendur braktisjen e lartë të lëndës nga studentët dhe notat e dobëta./abcnews.al/