Gazetari italian Alberto Della Palma beson se Angel Di Maria i vetëm mund ta ndihmojë Juventusin të kthehet në krye në Serie A. Sulmuesi iu bashkua klubit torinez në verë dhe tregon performancë të shkëlqyer.
Di Maria ka tre asistime në ndeshjen e fundit ndaj Maccabi Haifa-s, dhe pritet të vazhdojë të ndihmojë skuadrën me lojën e tij të jashtëzakonshme, shkrun abcnews.al.
Bardhezinjtë e kanë pasur të vështirë që nga fillimi i sezonit. Ata duhet të kthehen në formë sa më shpejt të jetë e mundur dhe Allegri beson se Di Maria ka një rol kyç për të luajtur në suksesin e ekipit.
“Di Maria, të cilin e admiruam në ndeshjen kundër Maccabit, është në gjendje të ndikojë i vetëm në balancën e fuqive në Scudetto, sepse futbolli i tij është më krijues se ai i gjithë Juventusit”, citohet të ketë thënë Tuttomercatoweb. /G.D abcnews.al/