Zgjedhjet vendore, Korreshi: Nuk marr pjesë në proceset e PD nëse dalin sërish me dy kandidatë

schedule14:13 - 6 Tetor, 2022

schedule 14:13 - 6 Tetor, 2022

Zhvillimet më të fundit brenda PD u diskutuan në një studion e ABC Live me deputetin e PD Saimir Korreshi.

Përpara pyetjeve të gazetares Sibora Bitri për pjesëmarrjen në procesin e primareve apo të zgjedhjeve lokale, Korreshi doli me një deklaratë publike që nuk do të merrte më pjesë në proceset e PD nëse dilnin me dy kandidatë në zgjedhjet lokale.
Ai bëri dhe njëherë thirrje për vendimin e Gjykatës së Apelit sepse ky vendim do të përcaktojë dhe se kush do të jetë personi që do të regjistrojë kandidatët në zgjedhje.
Për Korreshin “dëshira e të gjtihë deputetëve jo me grupin e rithemelimit, është të dalim me një kandidat të përbashkët, koston më të madhe të datës 6 mars e kanë njerëzit, të papërfaqësuar në zgjedhjet lokale, nuk jam për mitin e emrit dhe as për mitin e kryetarit, por kam mitin e PD.”
“Nuk kam fare besim te primaret, një njeri qytetar, që ka një veshje dhe një kostum qytetari nuk futet në primare që të kandidojë, sic ndodhi me forumin rinor, partia do të ndërhyjë, si gjithmonë, është e njëjta skemë, më duket akoma si Lul Basha, ndodh e njëjta gjë’’, tha Korreshi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!