“Salvator Mundi” piktura më e shtrenjtë në histori, gjurmët e të cilës ishin humbur pas shitjes në 2017-ën për 450 milion dollarë; ndodhet në jahtin e princit trashëgimtar saudit Mohamed Bin Salman.
Piktura më e shtrenjtë në histori, “Salvator Mundi”, gjurmët e së cilës ishin humbur pas shitjes në ankand në vitin 2017 në Nju Jork, ka përfunduar në një super jaht. Sipas ArtNet.com, piktura të cilën disa ia atribuojnë me shumë dyshime dorës së Leonardo Da Vinci, është parë në jahtin në pronësi të princit trashëgimtar saudit Mohammed bin Salman.
Një tjetër princ saudit ka blerë pikturën për llogari të Salman për një shifër prej 450 milion dollarësh. Jahti i njeriut të fortë të Riadit gjendej në muajin maj në detin e kuq pranë Sharm El Sheik, sipas informacioneve të mbledhura nga agjencia Bloomberg. /ABC News Albania 24/7