Tirana arriti të fitonte 2-0 derbin me Partizanin, por ky triumf duket se ka “plagosur” edhe më shumë mbrojtjen.
Bruno Lulaj u ndëshkua me karton të kuq që në pjesën e parë të derbit, duke lënë kështu me 10 lojtarë skuadrën, por përveç kësaj ai do të jetë një mungesa ndaj Laçit në takimin e javës së 7-të që do të luhet në “Selman Stërmasi” ditën e premte ora 15:00.
Përveç ish-lojtarit të Kukësit, Orges Shehi ndaj kurbinasve nuk do të ketë të gatshëm as Filip Najdovskin. Maqedonasi u dëmtua në stërvitje dhe do të mungojë për të paktën 2 javë.
Por tekniku i bardhebluve ka gjetur “shpëtimtarin” e kësaj situate dhe është pikërisht ish-futbollisti i Teutës, Albano Aleksi, i cili është përdorur disa herë në prapavijë kur ekipi e kishte të nevojshme dhe pritet të bëjë të njëjtën gjë edhe të premten duke i lënë vendin Limajt përpara tij. /f.a/abcnews.al