Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një nga kandidatët për t’u ulur në stolin e Shqipërisë, De Biasi merr vendimin zyrtar

schedule09:21 - 5 Tetor, 2022

schedule 09:21 - 5 Tetor, 2022

Emri i ish-trajnerit të kombëtares shqiptare, Giani De Biasi është konsideruar si një nga kandidatët kryesorë për t’u ulur sërish në stolin e kuqezinjve.

Aktualisht ish-tekniku që na kualifikoi në “Euro 2016” është në krye të Azerbajxhanit dhe për t’iu dhënë fund spekulimeve rreth rikthimit në Shqipëri ka menduar vetë italiani, i cili ka vendosur sa i takon të ardhmes së tij.

De Biasi ka zgjedhur që të rinovojë me Azerbajxhanin deri në nëntor të vitit 2023, kur përfundojnë kualifikueset e “EURO 2024”.



Kjo gjë është konfirmuar nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Azerbajxhanit, duke i besuar italianit edhe një fushatë tjetër kualifikuese. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!