Bayer Leverkusen bëri një përpjekje për të negociuar emërimin e Thomas Tuchel si trajner kryesor.
Sipas Goal duke iu referuar Sport1, klubi nga Leverkusen ka qenë në kontakt me trajnerin gjerman ditët e fundit për shkak të rezultateve të pakënaqshme të skuadrës nën drejtimin e Gerardo Seoan, shkruan abcnews.al.
Tuchel, i cili u largua nga Chelsea në shtator, thuhet se e ka refuzuar ofertën.
Leverkusen ka5 pikë dhe është në vendin e 17-të. Sot ai do të përballet me Porton në Champions League. /G.D abcnews.al/