14 maji i vitit të ardhshëm mund të jetë data e zgjedhjeve lokale në Shqipëri.
Burime bëjnë me dije se Partia Socialiste preferon datën e mësipërme, po pritet ende të ketë dakordësi mes palëve.
Ndërkohë sot në Presidencë kanë qenë kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, Agron Duka i Partisë Agrare Ambjentaliste dhe Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar.

Ndërkohë, ditën e sotme Presidenti Bajram begaj është takuar me përfaqësues të forcave politike. Ai ka pritur deputetin demokrat Oerd Bylykbashi, të grupit të Sali Berishës.
Ndërkohë nesër në orën 18:00 pritet të ketë një takim me Enkelejd Alibeajn, ndërsa të enjten do të takohet me kreun e grupit socialist, Taulant Balla. /abcnews.al

