Një telefonatë larg, shqiptarët ngritën biznes në Londër

schedule14:10 - 10 Qershor, 2019

schedule 14:10 - 10 Qershor, 2019

Një bandë shqiptare në Londër ka dalë përpara gjykatës. 9 të rinj shqiptarë të moshës nga 19 deri 24-vjeç, akuzohen nga drejtësia britanike se kanë furnizuar me drogë banorët e Tunbridge Wells. Anëtarët e bandës ishin në dispozicion të banoreve për 24 orë, ku mjaftonte një telefona dhe ata menjëherë ishin pas derës së klientëve. Grupi e kryente shërbimin në formën e një call center-i dhe numri ku klientët bënin porosinë ishte ’24 / 7 ‘.

“Ishte një model i thjeshtë dhe i qëndrueshëm biznesi”, u dëgjua të thuhej në gjykatë për grupin. Sipas hetime ata kishin arritur të dorëzonin 1.500 porosi në një javë vetëm në Korrik të vitit të kaluar, ku fituan së paku 60.000 dollarë. Simon Taylor, prokurori i çështjes tha në gjykatë: “Organizatorët e rrjetit e shisnin drogën me katering dhe nuk flisnin gjatë gjithë kohës në telefon. Ata e hapnin telefonin vetëm për të konfirmuar porosinë”, raporton The Sun.

Më tej bëhet e ditur se porositë bëheshin gjithmonë nga i njëjtin qytet. Policia i kishte kapur në flagrancë anëtarët e grupit dhe ata ishin shprehur se po e blinin dhe nuk po  shisnin lëndën narkotike.

Një anëtar i bandës ishte filmuar duke i hedhur para një këngëtareje në një klub nate, ndërsa një tjetër duke lëvizur me Range Rover  e tij. Kur u arrestuan, një nga burrat kishte një sasi të kokaine me vlerë prej 2,000 euro dhe një tjetër kishte një sasi kokaine me vlerë 8,000 euro. Të nëntë djemtë vepronin nga Londra në Kent, të cilët u shpallën fajtorë për shitje kokaine do të dënohen gjatë këtij muaji./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!