Kryeministri Edi Rama ka shkuar paraditen e së hënës në presidencë. Gazetarja Erneta Shevroja mëson se bëhet fjalë për një takim informal mes kreut të shtetit Bajram Begaj dhe kreut të qeverisë Rama.
Jashtë ambienteve të presidencës shihet i parkuar automjeti i kryeministrit. Nuk dihet ende se për çfarë kanë diskutuar Rama dhe Begaj në takimin e tyre.
Ky është takimi i parë që kreu i qeverisë bën me Presidentin Bajram Begaj që pasi ky i fundit mori detyrën në krye të shtetit shqiptar. /abcnews.al/