Manchester United pësoi një humbje të thellë 6-3 ndaj Manchester City në derbin e Manchesterit ditën e djeshme, teksa Cristiano Ronaldo e shikonte nga stoli i Etihad ndeshjen.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Erik ten Hag tha se nuk e aktivizoi portugezin për respekt të karrierës së tij të madhe, me idenë që mos të ishte pjesë e kësaj humbjeje të madhe.
Vendimi i trajnerit holandez nuk ka kaluar pa u vënë re nga legjenda e United, Roy Keane i cili ka thënë mendimin e tij për “Sky Sports”.
“manchester United duhet ta kishte lënë Ronaldon të largohej nga klubi këtë verë. Ata nuk e respektojnë atë.
Nëse shikoni rekordin e golave të tij, ai ka po aq shanse të shënojë sa çdo lojtar tjetër. Ai është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave dhe nëse ai qëndron javë pas jave në pankinë, nuk është mirë.
Duhet ta kishin lënë të ikte kur ishte rasit. Ai kishte opsione, unë e di këtë në fakt, dhe mbajtja e tij në ekip për ta lënë në stol më duket qesharake për një lojtar si ai”, është shprehur legjenda e Manchesterit./h.ll/abcnews.al