Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fushë Krujë, grabitet me armë një shtëpi në Tapizë

schedule12:30 - 10 Qershor, 2019

schedule 12:30 - 10 Qershor, 2019

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në mesnatë në Tapizë të Fushë-Krujës. Tre persona të veshur me uniformë policie, kanë sulmuar banesën e Avdi Dakës 50 vjeç.

Sipas denoncimit që Daka bëri në polici, autorët kanë marrë bizhuteri si dhe një sasi lekësh. Banesa e tij  ndodhet 50 metra larg nga rruga Fushë Krujë-Tiranë.

Në shtëpi ka qenë vetëm 50 vjeçari, të cilit autorët i vunë armën në kokë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj grabitje, ndërsa ka shoqëruar disa persona. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!