Plani fillestar ishte që Çmimi i Madh i Singaporit të fillonte në orën 14:00.
Megjithatë, stuhia që goditi këtë vend aziatik fjalë për fjalë përmbyti pistën, prandaj fillimi i garës duhej të anulohej, shkruan abcnews.al.
Ndërkohë organizatorët e Formula 1 kanë konfirmuar se gara do të nisë rreth orës 15, por ajo që bie në sy është se shiu vazhdon të bjerë.
Me gjithë stuhinë, drejtuesit e mjeteve kanë dalë në pistën ku tashmë kanë nisur ngrohjen e makinave. /G.D abcnews.al/


