A është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother VIP”? Flet Bora Zemani

schedule08:17 - 2 Tetor, 2022

schedule 08:17 - 2 Tetor, 2022

Pas shumë kohësh, Bora Zemani dhe Donald Veshaj rrëfyen për herë të parë se si e rregulluan raportin e tyre pas gjithë ndodhive që ndodhën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Donaldi zbuloi se ka qenë ai që i ka dërguar mesazh Borës në përpjekjen për të rregulluar marrëdhënien.

Më pas, ai tregoi se një ndihmë ka pasur dhe nga Semi Jaupaj, mikesha e ngushtë e Borës. E pyetur nga Romeo nëse është penduar që pranoi ta takonte Donaldin në Big Brother, Bora u përgjigj: “Aq shumë sa…Ndoshta duhet ta kisha menduar pak më gjatë nëse duhet ose nuk duhet ta takoja.

LEXO EDHE: “Më dëgjo dhe më helmo”/ Bora dhe Donaldi zbulojnë mesazhet, tregojnë si e rregulluan raportin e tyre

Sot do thoja jo, duke e parë çfarë ka ndodhur përgjatë vitit.” Bora theksoi gjithashtu se arsyeja që pranoi të hynte atë mbrëmje në reality show-n, edhe pse nuk e kishte planifikuar, ishte për shkak të mikes së saj, Semi Jaupaj pasi asokohe po përflitej shumë raporti i afërt mes saj dhe Donaldit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!